TIRANË

Kryeministri Edi Rama i është larguar disi temës së protestës së studentëve për të folur për një tjetër çështje me rëndësi.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Rama shkruan se qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët 50 dollarë dhe çekun e bebeve të 2019, 400 dollarë fëmija i parë, 800 i dyti dhe 1200 dollarë i treti.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)? dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) ?Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin?”, shkruan Rama.

Rama Per Pensionet
Rama Per Pensionet

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb