Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka publikuar një video në “Facebook”, ku bën dallimin mes masave që ka marrë qeveria italiane për koronavirusin dhe masave të marra nga ana e qeverisë shqiptare.

Spaho shprehet se Rama përmend në fjalitë e tij vetëm gjoba, ndërsa nuk vepron si Italia, vend ku është paraqitur një plan i qartë social-ekonomik për të mbështetur bizneset dhe të gjithë qytetarët.

Postimi i Edmond Spahos:

Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb