Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlament për rikthimin e diskutimit për fashat e energjisë.

Në një postim në Twitter, Tabaku u shpreh se kjo është një qeveri e pakicës dhe se ndërkohë që kudo flitet diversifikim të çmimit dhe çmimi është në rënie, mazhoranca shqiptare diskuton rritjen.

“Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb