Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një videomesazhi, njoftoi ditën e sotme se vendi, ashtu sikurse e gjithë bota do të përballet me një krizë energjetike.

Fill pas kësaj, kryedemokrati Lulzim Basha, erdhi me 7 propozime, të cilat sipas tij do i vijnë në ndihmë shqiptarëve. Ndër pikat që ai përmendi ishte heqja e taksës prej 240 lekë për litër dhe ulja e TVSH-së me 6% për ushqimet e shportës.

Shtatë prioritetet e renditura nga kryedemokrati Lulzim Basha:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe
monopolet e oligarkëve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb