KUKËS

Për kryeministrin Edi Rama, mandati i tretë qeverisës, do të jetë garancia se drejtësia do funksionojë që edhe politikanët edhe biznesmenët edhe të pasuritë, kriminelët, të gjithë pa dallim do japin llogari.

“Parafytyroni sikur të vijë Iliri, Saliu, Monika, edhe Luli, por është pak më ndryshe se ata tjerët, por s’e ndaj dot se e vënë para si djalë të bukur, por është pak më i përtypshëm se ata, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi.

Do merret pastaj me të gjithë edhe me politikanët edhe me biznesmenët e ata që vrasin e presim majtas djathtas. Po kjo kërkon kohën e vet.

Jam dakord shkruan nga Gjermania e Anglia e jep mend për drejtësinë po ato vende ato sisteme i kanë në moshën e katra katra gjyshërve të atyre që flasin. Gjykatësit anglezë janë sot trashëgimtarë të një kulture dhe të një sistemi që ka shekuj, nuk ka asnjë mandate as dy mandate.

Mandati i tretë i ynë është garancia që drejtësia do funksionojë që edhe politikanët edhe biznesmenët edhe të pasuritë, kriminelët, të gjithë pa dallim do japin llogari e nuk do rrinë në pritje burgjet që janë rindërtuar me paratë e BE, për të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj.

Po ku ka peshq më të mëdhenj, në llumin e korrupsionit 30 vjecar në Shqipëri, se ata që morën peng gjykatat e prokuroritë. Korporata e tyre që nuk i hyri një gjëmb në këmbë me vite, që nuk i njihte njeri me fytyrë e që kontrollonin gjithcka dhe që ju shërbenin politikanëve për t’ju mbyllur aferat e tyre ndërkohë, cdo ditë vrisnin e prisnin majtas djathtas duke i marrë pronat njerëzve. I bënë gjykatat si stacione tranziti, ku hynin kriminelët nga dera e dilnin nga dera tjetër.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb