Kryeministri Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë, ku mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ka paralajmëruar ndërtuesit, se të gjithë ata që abuzojnë me ndërtimet, do të dënohen.

Rama u shpreh se parlamenti do të kalojë një ligj të shpejtë dhe të gjithë ata ndërtues ose arkitektë që abuzojnë me ndërtimet, do të mbajnë përgjegjësi penale e do dënohen me burg.

“Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit shkojnë në burg 7 deri 15 vjet. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore. Duhet vënë sanksione të forta. Kjo është një humbje e imja, por nuk do jetë më kështu. Duhen dënime shembullore.

“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, u shpreh Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb