Në përfundim të takimit 80 minutësh me përfaqësuesit e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka një marrëveshje me ta për t’i dhënë votën marrëveshjes së dakordësuar në rezidencën amerikane mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij, i takon deputetëve të opozitës në Parlament që të mirëkuptojnë opozitën jashtë parlamentit.

“Marrëveshja me opozitën jashtë parlamentit është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktualë të opozitës. Ata duhet të pajtohen me idenë që këtë pengesë duhet ta kapërcejmë. Unë jam me ta kur thonë se depolitizimi i administratës zgjedhor është më mirë se mbajtja e partive. Kjo është një PPP apo lëshim që i kemi bërë PD. Për të hapur apo zgjeruar më tutje procesin, miqtë e opozitës parlamentare mund të mirëkuptojnë atë jo parlamentare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb