Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të takimit mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ku temë diskutimi ishte zbatimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më pas ai përgëzon katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e pa nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb