Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot me votë të përbashkët Kuvendi do të jetë në anën e duhur të historisë duke hapur listat nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Rama thotë se tashmë zgjedhësit shqiptarë do të mund të votojnë jo vetëm për partinë por edhe për deputetin që duan. Kush është kundër kësaj sipas Ramës, ëshë në anën e gabuar dhe kundër popullit të tij pas s’ka besim tek populli i tij.

Më tej ai kujton se deri më 5 qershor kishte vetëm marrëveshje formale dhe që Kuvendi në fund të fundit arriti ta bëjë atë një Reformë.

”Kush nuk ka frikë nuk thotë nuk kam frikë. Ballistët thoshin nuk kemi frikë nga ju. Unë s’kam dyshim që s’ka asnjë arsye për të pasur frikë ndaj Myslimit, Korabit e Halitit. Frika krijon rrezikut. Kjo për një hyrje të butë në një temë të rëndë, që është një debat i madh. Trupë e bashkuar me disa përjashtime, në anën e duhur të historisë. Pavarësisht se sot shumëçka ne na ndan. vota e përbashkët është në fakt të qenit së bashku në anën e duhur të historisë. Në anën e zgjedhësve shqiptarë. U japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por deputetin që duan. Të dalësh kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar dhe të jesh kundër popullit. Mos kesh besim tek populli dhe të tregosh që s’ke besim. Pra s’do ti japësh mundësinë të bëjë zgjedhjen. Meqë po përmbyllim fazën jo të lehtë të një Reforme që falë këtij parlamenti u bë Reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalisht. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb