Kryeministri Edi Rama, ka folur në një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA mëngjesin e sotëm.

Rama e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar, të drejtë ndërkombëtare duke theksuar se vendet i zgjidhin këto çështje sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se ndryshe nga Italia dhe Egjipti, në rastin e Shqipërisë, Greqia duhet të bëjë marrëveshje për zgjerimin e vijës bregdetare.

Intervistë e Janis Mutsos me Edi Rama, për emisionin Mega Fundjavë

Në vitin 2009 u mbyll një marrëveshje e ngjashme me Itali-Greqi për ZEE, çfarë ndodhi?

Pas mbylljes së marrëveshjes disa individë e grupe sociale ngritën shqetësimin e lartë, duke argumentuar se marrëveshja nuk ishte e saktë. Atë periudhë isha lideri i opozitës dhe morrëm vendimin të çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, në vend që të transformohej në një debat politik, siç ndodh shpesh në Ballkan kur jepet mundësia për sjellje “patriotike”, duke minuar ndërkohë kuptimin esencial të patriotizmit. Gjykata vendosi se marrëveshja nuk ishte e duhura. Vendimi i Gjykatës ishte se marrëveshja dëmtonte interesat kombëtare të Shqipërisë. Nga ai moment hymë në fazën e mosmarrëveshjeve, më pas të dialogut dhe tani mund të them se jam i surpizuar pozitivisht nga qeveria e re greke, kryeministri Mitsotakis, ministri i Jashtëm Nikos Dendias, që janë padyshim njerëz të mrekullueshëm. Vetëm pak orë pas tragjedisë në Durrës, Mitsotakis më telefonoi e më pyeti “Çfarë mund të bëj për ju dhe vendin tuaj?”
Ekipi shpëtimtar grek ishte një mrekulli, unë i ndoqa gjatë operacioneve, bënë mrekulli, shpëtuan jetë, një djalë i ri në gjendje tepër të vështirë, e përsëri, forcat speciale hynë nën gërmadha me guxim të paparë. Mrekulli të ndjekësh këta njerëz, që flasin një gjuhë të huaj të jenë gati të sakrifikojnë jetën e tyre, sepse mund të kishte ndodhur, mos e dhëntë zoti.

Për ne ishte surprizë përshëndetja e Shqipërisë për marrëveshjen e ZEE Itali-Greqi, përderisa në të kaluarën marrëveshja e ngjashme Shqipëri-Greqi nuk ishte ratifikuar.

Thjesht, kaluam përmes një periudhe tipike absurde ballkanike dhe eksperiencën e zakonshme të patriotizmit fals –fake- që ushqeu zjarrin më të ndezur, menjëherë pas fjalimit të kryeministrit grek në parlament, gjatë diskutimit të marrëveshjes të ZEE e kufirit detar me Italinë e Egjiptin. Në diskutim, Mitsotakis u referua në të drejtën ndërkombëtare të zgjerojë kufijtë me 12 milje. Situata mes nesh është e veçantë sepse asnjë nga dy vendet tona nuk bën dot zgjerimin pa patur një marrëveshje mes tyre.
Brenda pak javëve pres me padurim vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Shqipëri të diskutojmë çështjen, e në vijim, shpresoj se do të mirëpres edhe kryeminstrin grek, Mitsotakis në një vizitë zyrtare.
Jam krenar që jam mik i Erdogan. Kurrë nuk bëri përpjekje të më thotë diçka për këtë çështje. Thjesht është një çështje e vitit 2009 që duhet të zgjidhet. Mund ta zgjidhim.

Por cili është qëndrimi i Shqipërisë në çështjet që lindin nga përcaktimi i ZEE Greqi-Turqi?

Greqia dhe Turqia janë mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e tyre, çdo vend ka qëndrimin e tij, që mesa duket janë kontradiktore, por të dy vendet kanë interesa të mëdha, si dhe gjithë elementet janë tregues të faktit se dy vendet duhet të afrohen, të gjejnë zgjidhjen së bashku e të ndërtojnë të ardhmen sëbashku.

Minoritarët: Ka shumë të dhëna për shkeljen e të drejtave të njeriut, një prej të cilave e drejta e vetëpërcaktimit…

Nuk është e vërtet! Duhet të bëj të qartë se ne po përgatisim tani një kuadër të ri ligjor. Problemet me të cilat përballen minoritarët grekë në Shqipëri janë të njëjta me të shumë shqiptarëve. Ne kemi trashëguar nga e kaluara një situatë kaotike në lidhje me pasuritë e palëvizshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb