Analisti Fatos Lubonja gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka thënë se kryeministri Rama përbën një rrezik dhe se ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve.

Sipas tij ajo që ndodhi me shembjen e paligjshme të “Prestige Resort” për shkak të lidhjeve të saj me median kritike ndaj qeverisjes është një tregues i gjithë këtyre aspekteve.

“Unë pajtohem me idenë që Rama përbën një rrezik, ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve tona. Ajo që ndodhi me Hysenbelliun të dielën ishte një tregues i asaj. Nuk është thjesht shprehje e gjuhës së urrejtjes së urrejtjes së tij. Përshkallëzimi është që ka ardhur koha për veprime. Nuk është në stilin e Ramës ky lloj përshkallëzimi me këtë njeriun që gjuan me grusht atje. Ky ishte një bumerang për Ramën që kjo ngjarje ndodhi në ditën e samitit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb