TIRANË – Kreu i Qeverisë, Edi Rama, vazhdon të përcjellë në rrjetet sociale, jehonën e mesazhit që 4 komunitetet fetare shqiptare dhanë në Paris, gjatë Marshimit të Republikës. Sot, ai ka publikuar në rrjetet sociale, mesazhin që Papa Françesku u ka dhënë përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Vatikan, në të cilin ka veçuar Shqipërinë “si një shembull rrezatues,”.

Papa than ë këtë takim: “Kam përjetuar një shenjë të qartë se kultura e pranimit është e mundur gjatë vizitës sime në Shqipëri, një komb me shumë të rinj të cilët përfaqësojnë shpresë për të ardhmen. Pavarësisht ngjarjeve të dhimbshme të historisë së saj të fundit, vendi shquhet nga bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi që ekziston midis ndjekësve të feve të ndryshme, në një atmosferë të respektit dhe besimit të ndërsjellë në mes të katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.

Kjo është një shenjë e rëndësishme se besimi i sinqertë në Zot e bën dikë të hapur ndaj të tjerëve, të gjenerojë dialog dhe të punojë për të mirën, ndërsa dhuna është gjithmonë produkt i një falsifikimi të fesë, përdorimit të saj si një pretekst për skemat ideologjike, qëllimi i vetëm i të cilave është pushteti mbi të tjerët,”- ka thënë Papa.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: