TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit në facebook takimin e zhvilluar me banorë e biznese të njësisë nr. 3 në Tiranë.

“Dëgjova nga qytetarët dëshmi që provojnë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Për 8 vite, vendet që ishin në të njëjtin nivel zhvillimi me ne kanë hyrë në një shteg të ri zhvillimi. Vetëm vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap para në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Të rinjtë tanë po e braktisin vendin dhe ne po zhytemi drejt fundit të vendeve në zhvillim.” -shkruan Basha ndërsa shton se më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë:
Isha sot pranë qytetarëve dhe bizneseve të Njësisë 3 në Tiranë dhe bisedova me shumë prej tyre rreth ndryshimit që po vjen. Entuziazmi dhe shpresa e mirë që ka ngjallur bashkimi i të gjithë qytetarëve për sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë ndjehen në çdo shtëpi, në çdo rrugë të Tiranës.
Dëgjova nga qytetarët dëshmi që provojnë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Për 8 vite, vendet që ishin në të njëjtin nivel zhvillimi me ne kanë hyrë në një shteg të ri zhvillimi. Vetëm vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap para në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Të rinjtë tanë po e braktisin vendin dhe ne po zhytemi drejt fundit të vendeve në zhvillim.
Qytetarët tiranas kanë 8 vite që durojnë vërshimet e përditshme të inspektorëve, gjobëvënësve të pushtetit. Pagat dhe pensionet nuk janë rritur. Çmimet e energjisë, karburantit, ushqimeve dhe ilaçeve janë bërë të papërballueshme. Edi Rama dhe qeveria e tij mendojnë vetëm për vete. Paratë e taksave ua ndajnë oligarkëve. Për qytetarët nuk ka asnjë ndihmë edhe në këto ditë të vështira.
Por shqiptarët janë njerëz të fortë.

Këtë e shoh çdo ditë në sytë e tyre kur më japin fjalën se do të qëndrojnë deri më 25 prill për ta dërguar Edi Ramën në shtëpi. Ai është përgjegjës për dështimet e Shqipërisë në 8 vitet e fundit. Edi Rama është dështimi vetë. Prandaj, më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb