Kryeministri Edi Rama i dërgon një tjetër mesazh Presidentit Meta.

Teksa përmend futbollistin afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili siç thotë Rama ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare, kryeministri thotë se ai dhe Meta të dy bashkë i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

Reagimi i Ramës vjen pasi Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin.

Përmes Twitter-it Rama shprehet:
Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb