TIRANE- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,pas takimit me Kreun e Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i është drejtuar Kryeministrisë, ku është pritur me një përqafim nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu siç e ka zakon, kreu i Qeverisë e priti mikun nga Prishtina tek shkallët e institucionit që ai drejton.

Pas këtij momenti, Rama është takuar me delegacionin që shoqëron Thaçin në vizitën e tij dyditore në Tiranë.

Ajo ç’ka ra në sy nga ky moment, ishte takimi i kryeministrit Rama me njërin nga këshilltarët Presidentit Thaçi, Adri Nurellari.

Kryeministri Rama nuk nguroi të përqafojë Nurellarin, i cili në 2005 ka qenë një prej kundërshtarëve të tij, pasi pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb