TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një imazh të ujërave termale në Bënjë të Përmetit për të përshëndetur ndjekësit mëngjesin e sotëm. Ai e quan këtë vend një oaz monumentesh të natyrës, ndërsa uron për ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të ujërave termale nën Urën e Kadiut në Bënjë të Përmetit, një oaz i bukur monumentesh të natyrës dhe historisë tonë kulturore ?”, shkruan Rama.

Rama fb

Por si gjithmonë qytetarët kanë hallet e tyre dhe gjithsecili shkruan për atë problem me të cilin përballet. Një prej tyre i thotë se njerëzit janë pa punë dhe se nëse nuk ka ndryshime, kryeministri sipas tij do ikë si njeriu më i urryer pas 4 viteve.

Komentues: Njerëzit pa punë o komandant ky ishte timoni? Me dukesh se do ikësh me ceremoni pas 4 si njeriu me i urryer nëse papunësia dhe ekonomia do jete ne këto nivele. Deri atëherë nuk ke parë gjë akoma.

komente Rama

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: