TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij të Facebook fotot e pishinës së re publike në qytetin e Durrësit.

Rama shkruan se tashmë kjo pishinë nuk është një gropë plehrash por realitet i ri. “‪Rilindja Urbane. ‎Drejtimi i Duhur pishina publike e Durrësit sonte. Jo më gropë plehrash po realitet i ri komunitar”, shkruan kryeministri Rama përbri fotove. Kjo pishinë ishte një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako gjatë fushatës elektorale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb