Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me veprimet e kryeministrit Rama dhe nxitjen e dhunës nga ai, teksa ka thënë se ai po bën gjithçka për zhdukjen e opozitës.

Noka foli gjithashtu për shembjen e paligjshme të “Prestige Resort” nga ana e qeverisjes teksa shtoi se ky veprim ishte një tjetër provë dhune dhe që nuk tregonte demokraci.

Nuk u godit individi Berisha, u godit simboli dhe historia e Partisë Demokratike. U godit opozita shqiptare, ishte një atentat i ngelur në tentativë. Të gjitha rrjedhojat e ngjarjes e vërtetojnë qartësisht këtë. Nuk është çudi që sulmojnë fizikisht ndaj Partisë Demokratike. Ka një vit që Rama bën gjithçka të asgjësojë opozitën, i ka marrë peng logon e vulën, i ka përçarë. Dhe çfarë po bën, ka një vit që ushtron dhunë sa herë del në televizor. Po dy seancat e fundit çfarë ishin, vetëm dhunë. Kur kryeministri bën thirrje për dhunë, kjo është në vazhdën e qasjes që Rama ka ndaj opozitës.

Ai po bën gjithçka që të na zhdukë. E mbajti ca kohë në thes opozitën dhe nisi ta likuidonte dhe ai pa që po ngrihet dhe po i çjerr maskën. Inceneratorët i dhembin shumë, Ballkani i Hapur nuk do ndodhë. Është akuzë e rëndë por shumë e vërtetë, Ai pallati i prishur “Prestige Resort” demokraci tregon? Çfarë tregon ai? Ai hoteli ça ishte? Ajo ishte dhunë, të gjitha janë prova dhune”, u shpreh Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb