Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e përjavshme me gazetarët, se Rama po minon anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe se ai, po mbështet hapur Serbinë.

Sipas Berishës, shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos presin ndihmë nga Rama, por vetëm “thika pas shpine”.

“Edi Rama ka qenë i vetmi kryetar qeverie që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiçin gjë që habiti të gjithë audiencën e lartë në atë samit dhe mori falenderimet më të zjarrta nga qarqet më ultranacionaliste të Beogradit.

Midis Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama ka bërë zgjedhjen përfundimtare, qëndron në anë të serbëve dhe jo shqiptarëve. Ai siç dihet ka pasur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Vuçiçin.

Sa i përket Preshevës, ata jo që nuk duan të presin shqiptarët e këtyre komunave që janë dhe sot qytetarët më të shtypur në Evropë me të drejta të kufizuara me një politikë të qartë spastrimi etnik i cili as në kohë luftërash nuk organizon ndryshe e të presin ndonjë ndihmë, por të kenë kujdes nga thikat pas shpine që ai mund t’i fusë në bashkëpunim me regjimin e Beogradit”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb