TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shkrimin e Dr.Ana K Scheer, e cila teksa bënte një përshkrim të detajuar të gjendjes ku ndodhet Shqipëria shtronte edhe pyetjen e mëposhtme se “A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?.

Sipas Berishës, ky qëndrim i autores së shkrimit të publikuar në “OFF Guardian” është një paralajmërim serioz për vendin dhe për kryeministrin, Edi Rama.

“Paralajmerim tejet serioz nga Off Guardian: Dr Ana K Scheer shkruan:  “Edvini po çon vendin drejte konfliktit civil!” sb”-shkruan Berisha në “Facebook”.

(n.m/BalkaanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb