Partia Agrare Ambientaliste reagon pas kërkesës së Komisionierit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, drejtuar mazhorancës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese, para se të votojnë dekretin e Presidentit.

PAA thekson se “Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së”.

Deklaratë për Shtyp
Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së. Kërkesa e Komisionierit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi drejtuar mazhorancës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojnë dekretin e presidentit për ndryshimet kushtetuese, është një provë e qartë së BE e mirëpret Shqipërinë në BE.

Qëndrimet e përhershme anti-europiane të Ramës janë një provë e gjatë dhe e qartë se për Ramën pushteti absolut është qëllim në vetvete, duke penguar të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sovraniteti hipokrit i Ramës është një përpjekje e dështuar për të fshehur mentalitetin dhe qëndrimet e tij konstante anti-europiane.

Vetëm liderët arrogantë dhe të prekur nga pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute, pengojnë vendet e tyre në prioritetet e tyre kombëtare. Më shumë se 90% e shqiptarëve dëshirojnë integrimin europian.

PAA apelon se pritja e opinionit të Venecias, respektimi nga mazhoranca i kërkesës së komsionierit europian për zgjerimin dhe ҫdo përpjekje e përbashkët e të gjithë faktorëve politikë e socialë për të avancuar në proҫesin e integrimit europian, mund të ndihmojë Shqipërinë ti shpëtojë ngecies në varfërinë në rritje dhe të hedhë hapa konkretë shtet-formues dhe demokratizues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb