Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, mbi sistemin shëndetësor.
Shehu iu referua deklaratës së kreut të qeverisë mbi invididët në radhët e sistemit shëndetësor që do të bëjnë dallimin mes mjekëve.

“Rama po ndërton “Shtetin Policor” të informatorëve!”- shkruan Shehu ndërsa e konsideron të rrezikshme deklaratën e kryeministrit, bërë ditën e sotme.

“Deklaratë e rrezikshme sot e Kryeministrit- ne Shqiperi po rivendosen struktura te ngjashme me ish Sigurimin. Ai thote se do te te luftoje “korrupsionin” me rrjet informatoresh brenda institucioneve publike, perfshi dhe ato shendetesore.

Dhe cuditerisht ai e deklaron kete ne nje takim me mjeke e personelin shendetesor, sikur keta te jene e keqja e ketij vendi. Pa asnje dyshim ketu se pari synohet te goditen e kontrollohen intelektualet, ata qe kane guximin te protestojne e te thone mendimet e tyre ashtu si i gjykojne.
Kjo eshte parathenia e ndertimit ne Shqiperi te shtetit policor, te nje autokracie te eger e diametralisht te kundert me parimet e demokracise, te se drejtes, lirive. Korrupsioni i vertete ne institucionet publike e vecanerisht ne shendetesi nuk luftohet me te tilla metoda “patronazhistesh”, me spiune e denonciatore, qe dikur i quanim “1200 lekesh”.

Ai mund te perballohet vetem me finacime adeguate te sektoreve, reforma te thella zhvilluese, stimuluese, decentralizuese, nxitese te cilesise e personalitetit profesional, te konkurences reale midis institucioneve shendetesore, barazije ne treg midis privatit e publikut, akreditime e kontrolle te performances se ketyre, me ngritje e respektimin si te pavarur te matesve etike, profesionale e shkencore. Kjo eshte e vetmja menyre persosje. Informatoret i kemi provuar dikur, ata pasqyrojne vetem ankthet dhe cperfytyrimet e diktatoreve ne renie.” -shkruan Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb