Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur për komunikimin mes tij , kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë në Euronews Albania Meta është shprehur se ndryshe nga Rama, për ish-kryeministrin Sali Berisha ka mall për ta takuar, pasi ka disa muaj që nuk ka pasur takim me të.

Nga ana tjetër theksoi se me Ramën do të takohej nëse ka diçka më rendësi, duke u shprehur; tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki.

“Për Berishën kam mall sepse e kam thënë, kam 17 muaj që nuk e kam takuar, për Ramën mall nuk kam, por tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki. Të lë ty, të kërkoj ndjesë e shkoj në zyrë sepse sa herë më kërkuar diçka unë i kam shkuar. Mall nuk kam, mall për njerëz që i kanë bërë këto gjëra vendit tonë.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: