Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sërish për çështjen e projektit të Portit të Durrësit.

Në një postim në Twitter ai shprehet se “Edi Rama siç po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët, edhe Qeverinë offshore e ka, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë”.

“Halabakët, oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë”, përfundon reagimi i Blushit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: