Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, projektin për qytetin e Durrësit.

Krahas pamjeve të shëtitores së re, me qëllimin për t’u bërë një nga destinacionet kryesore të plazhit në botë, Rama shkruan se mandati i tretë i tij, do të jetë për të mos lënë në mes asnjë nga planet që janë nisur.

“Mirëmëngjesi. Dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: