TIRANE- Kryeministri Edi Rama si çdo mëngjes u ka uruar ndjekësve të tij në “Facebook” një ditë të mbarë. Ai ka publikuar një video ku shihet transformimi i shkollës “Hasan Tahsin” në Tiranë, një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor në mbarë vendin.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga transformimi i Shkollës ‘Hasan Tahsin’ në Tiranë, që në çeljen e këtij viti shkollor pret në hapësirat e trefishuara sipas standardeve më të mira të kohës 1000 nxënës dhe vetëm në një turn ? ? ?”, citohet në mesazhin e Ramës. Kaq ka mjaftuar që qytetarët të komentojnë, ndërsa të shumë kanë qenë ata që kritikonin Ramën.

Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i kujton kryeministrit fëmijët që nuk mund të vazhdojnë shkollën, pasi janë ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

KOMENTUESI: Mirmengjesi kryeminister apo si mund te quaj. Shkolla ka filluar, lexova per ate djaloshin qe eshte ne gjakmarrje qe smundet me vazhdu shkollën. A keni menduar ndonjehere per keto shtresa sepse dhe femijet e mi jan ne gjakmarrje duke lene vrasesit te lire ligji dhe gjykatat qe keni miratu dhe punsuar ju. Per femijet e tu ke menduar i dergon me studime jashtë shteti se spo heq keq ti qe tpushosh po i nxjerr fitimet ne kurriz te popullit qe po i mashtro nje her ne kater vite me nje thes miell por mendo dhe per kto shtresa qe te ecin perpara se vrasesit qe po i le te lir zoteria jote po i rrezikojne jeten jo vetem femijeve tane por dhe njerezve tjere zoteri.
Rama komente
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: