Kryeministri Edi Rama ka garantuar se pragu elektoral i ndryshuar nuk përfshihet në ndryshimet kushtetuese.

Rama tha se edhe pse nisma në fillim kërkonte prag 5%, por PS toleroi. Më tej ai thekson se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë listat e hapura 100% por për të duhet një diskutim gjithpërfshirës si dhe dakordësi e gjerë.

Por nga sot sipas Ramës pas votimit nuk do të ketë më ”trena me vagonë” duke kujtuar koalicionet e përbëra parazgjedhore.

”Pragu elektoral, sepse u tha këtu. E tha Myslimi. është çështja e vagonit pra. Pragu elektoral nuk është vendosur në Kushtetutë, me këto ndryshime, si përqindja. Me nismën ishte në fuqi 5%.
Nisma kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në Kushtetutë. Ranë sepse u tremb diktatori sipas jush, që shihni në fantazinë tuaj. PS s’ka lidhje, kemi të meta plot. Tani ju doni të gjuani me lopatë.
Doni të mbani qeleshen me shqiponjë pa yll. S’po hyj fare unë se merret Myslimi me dosje. Së pari ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët politike të hapin listat 100%. Përcaktojnë që nuk mund të jenë më pas se 1/3. Nëse kjo është një hile e jona, si shpjegohet që ne i hapim më shumë se të tjerët. Ne jemi dhe do të jemië të hapur sepse po e bëjmë.
Pra, në proces kjo me dakordësi të gjerë 100% por duhet të vazhdojmë argumentat. E kam shpjeguar. Për gratë, përfaqësimin e grave dhe sepse hyjmë në një sistem administrimi komplet.
U bënë dy javë që diskutojmë si do jetë koalicioni parazgjedhor dhe ata na diskutojnë parulla.
Kanë penguar uljen e efektit të drejtpërdrejtë që ka lista e mbyllur me cilësinë e debatit të brendshëm. Ndikimin e partive mbi komunitete. Kanë ndaluar komunitetet të kenë njohuri më të mirë për cilësitë së paku të përgjithshme të kandidaturave, dhe për fytyrat e tyre.

Pas pak do të dalë që treni me vagonat fantazmë ka ikur në lumë. dhe Hapja e e Listave është reale. Herë tjetër të jeni më të vëmendshëm që keni bërë, që gjithmonë ku është ana e gabuar për të kapur ndonjë pulë, pula më nuk ka. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb