Kreu i Nismës “Thurje” Endri Shabani, në emisionin “Frontline” në “News24”akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën.

Gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço tha se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe se në thelb duhet të jetë fuqizimi i qytetarit.

“Berisha tha një gjë të saktë. Pati vënë re pjesë ku Rama thoshte nuk e njoh Kushtetutën dhe ky është thelbi i demokracisë. Pra kur një drejtues thotë nuk e njoh Kushtetutën, kjo është një kambanë alarmi. Ai thotë Komisionin Hetimor e krijoj kur të dua. Pra e zbatoj kur të dua Kushtetutën, pra do të thotë që një autokrat ka shkuar në nivele më të larta. Kambanat e alarmit bien për ata që duan të jetojnë në demokraci. Edi Rama nuk ka as hipokrizinë më për të bërë sikur e zbaton Kushtetutën. Unë i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin në votime dhe të votojmë kundër Edi Ramës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb