Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit, Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke iu drejtdrejtuar Presidentit Ilir Meta, pas mos dekretimit të këtij të fundit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm.

Ky Kuvend ka zgjedhur shtatë Presidentë të Republikës. Shumë nga ne në këtë sallë kemi votuar për Ilir Metën si president. Atë ditë, ne nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të zgjidhte Presidentin e shtatë të Republikës.Për hir të së vërtetës, qëkur hyri në Presidencë, pas asaj dalldisjes fatkeqe rrugëve të Shqipërisë me flamurin e LSI-së, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar Kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka baraspeshuar qëndrimin.Por, që prej të shtunës mbrëma, ne kemi një problem me Presidentin e Republikës, ose më saktë, një problem, i krijuar nga Presidenti i Republikës, në punën tonë si shumicë qeverisëse na ka mbledhur sot, këtu.” -u shpreh Rama

“Puna jonë është të hartojmë e të miratojmë ligje, deri kur të kemi besimin e popullit sovran dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e të paktën 71 ligjvënësve, të cilët e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit mes dy raundeve zgjedhore. Ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi apo jo besimin e kujtdo qoftë tjetër, përfshirë dhe Presidentin e Republikës. Kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, të na kritikojë, të hidhet edhe përpjetë kundër nesh, po të dojë, por ama askush tjetër, përveç popullit sovran, as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen edhe për Presidentin e Republikës.” vijoi kryeministri

Parlamenti u mblodh në seancë të  për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të brendshëm, pas dorëheqjes së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: