Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore.
Rama tha se përmes këtij plani synohet të shkohet përtej indeksimit vjetor të pensioneve apo bonusit që jepet në fundvit.
Kryeministri njoftoi se do të rritet bonusi për pensionistët për fundvit që prej këtij viti.
Kryeministri tha se nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, si sipërmarrje, si qytetarë, fenomenit të fshehjes së pagës reale, dhe mospagimit të sigurimeve bazuar në pagat reale.
Ai tha se nuk do të ketë rritje të taksave për biznesin e vogël, pasi do e mbajmë zero deri në 2029, por nga ana tjetër do të shtrëngojmë ndjeshëm rrethin e bizneseve që bëjnë më shumë se 140 mijë euro në vit dhe kamuflohen si biznes i vogël.
Në fjalën e tij, Kryeministri tha se Censusi tregoi se në Shqipëri jetojnë sot 2.4 mln qytetarë të këtij vendi.
“S’ka asnjë diskutim që shqiptarët kanë emigruar, ashtu sikundër kanë bërë të gjithë popujt e lindjes komuniste, deri në momentin që janë rritur pagat mjaftueshëm. Natyrisht jo sa në Gjermani, por të ardhurat për frymë janë 2-fishuar në krahasim me kohën kur ne morëm detyrën”, tha Rama.
Kryeministri tha se shqiptarët janë njerëz ambiciozë dhe kurajozë, i mbajti mbyllur vetëm diktatura gjakatare e proletariatit.