Për deputeten e opozitës së re, Fatjona Dhimtri, Rama ka prerë në besë jo vetëm opozitën jashtë dhe brenda parlamentit, por edhe vetë socialistët.

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja Dhimtri deklaroi se viktimat e radhës të kryeministrit Edi Rama do të jenë socialistët e vjetër. Madje ajo përmendi edhe emra si Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko.

“Jam e bindur se kjo besëprerje nuk ka për të qenë e fundit për të. Pas disa ditësh dhe muajsh do të dëgjojmë ankuesit e inatosur të radhës. A e dini se kush do të jenë ata? Të zhgënjyerit e tij të fundit do të jenë socialistët rozë, të mbetur si mish i huaj në rilindjen pink i Ramës. Pas të gjithëve, vë bast se radhën për besëprerjen e tij do ta keni dhe ju zoti Ruçi dhe ju zoti Majko.

Jam e bindur se ju dhe socialistë të tjerë si ju nuk e ndalët mostrën që krijuat vetë. Ju do të jeni tani viktimat e radhës. Rama do t’ju vrasë politikisht. Duke votuar sot mbylljen e listave Rama bëri sot aktin e radhës të besë prerjes.

Sot pret në besë shqiptarët që donin ti zgjidhuani vetë deputetet. Po pret në besë ndërkombëtarët dhe opozitën, po pret në besë ëndrrën shqiptare të integrimit evropian. Sot Rama certifikon fundin e demokracisë në këtë vend”, deklaroi deputetja Dhimitri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb