VLORË-Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatin e majtë për Bashkinë e Vlorës Dritan Leli. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se me investimet që qeveria po bën në qytetin bregdetar po i jep një mesazh të mirë mbeturinave të fashizmit dhe se koalicioni i majtë mbetet i vendosur për të ecur në drejtimin duhur.


“Është dita që këtu në Vlorë ti japim një mesazh të qartë mbeturinave të fashizmit që vazhdon të mbetet një kërcënim në potencë për qytetërimin tonë, se ne jemi të vendosur të ecim në drejtimin duhur dhe ata t’ia lemë historisë. Sot pamë kantierin për “By Pass-in” e Vlorës. Pas kaq shumë vitesh ky kantier është i hapur, 400 vende të reja pune janë krijuar dhe perspektiva është që në vijim të kemi 650 vende pune. Nga ana tjetër kemi kantierin e Trans-Ballkaniken që më në fund do bëhet realitet dhe do lidhë Vlorën me autostradën, se deri dje ishte katandisur si xhep fals. Për të na kujtuar se kush e qeverisi këtë vend për 8 vite të shkuara duke i lan rrugët rrugëve. Projekti i By Passit u pa nga fillimi sepse nuk përmbushte asnjë standard dhe sillte një dëm të konsiderueshëm mjedisor.”- u shpreh Rama.

Kryeministri bëri me dije se do fillojë projekti për lumin e Vlorës.“Do fillojmë projektin për lumin e Vlorës për të cilin kemi marrë financimin nga fondi kuvajtian për zhvillim. Është një volum investimesh që shkon përtej 100 milionë euro nëse i marrim sëbashku. Edhe unë kam një pjesë të gjakut tim nga kjo zonë dhe e di se vlonjatët janë njerëz që nuk durojnë një minutë dhe jo vite. Kam parë vazhdimisht reagime jo kjo su bë, ku e ke këtë, atë.

Ma bëjnë si një person që tre ditë pasi thash që ndeshjen e kthimit me Serbinë do e zhvillojmë në stadiumin e ri, më shkruante në facebook o mashtrues ku e ke stadiumin. Ai person me siguri çohet në mëngjes merr paratë nga babai shkon te bastet dhe vë bastet dhe kujton se punët bëhen aq kollaj saç vihen bastet. Projekti i “Lungo Mares” është në drejtimin e duhur. Më çmendët me mesazhet jo nuk është rërë jo është dheu i kuq. I bëmë analizat dhe jo që është rërë, por ëshë rërë me përmbajtje optimale.”- u shpreh Rama.

Më tej Rama u shpreh se kandidati i majtë Dritan Leli do jetë në gjendje ta kthejë Vlorën në drejtimin duhur.“I japim mbështetjen e plotë Dritanit si kryetari më i ri i bashkisë së re. Është e sigurt që duke u bërë pjesë e reformës administrative territoriale dhe duke e miratuar këtë reformë Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka hedhur një hap historik përpara për të çelur një rrugë të zhvillimit ekonomik. Me mbështetjen e plotë Dritanit si kryetari i ri i bashkisë së re dhe për të nënvizuar që bashkua e re është një sfidë e madhe sepse integron një territor shumë më të madh me shumë më tepër banorë dhe me shumë më tepër probleme, por është e sigurtë që duke u bërë pjesë e reformës administrative. Dritani me mbështetjen e fuqishme të qeverisë do ta kthejë Vlorën në drejtimin e duhur dhe t’i japë mundësi potencialeve natyrore që në vitet e ardhme të na krijojë kënaqësinë e rezultateve të prekshme të një transformimi rrënjësor”- u shpreh Rama.

Ndërkohë, kreu i Ekzekutivit theksoi nga ana tjetër se ata që kërkojnë që premtimet të mbahen për 3 ditë, ‘ose është i lirë ose i marrë’. Nga ana tjetër, një tjetër projekt që do i kushtohet rëndësi është dhe ai i ujësjellësave.

“Jemi të qartë që në 18 muaj nuk mundet ti bënte askush, përveçse ti zotëronte një shkop magjik. Dhe kush na i nxjerr në pah gabimet që ditën e parë dhe na kërkon llogari, është ose i marrë, ose i ligë. Ne po e kthejmë vendin në drejtim të duhur, që nga bujqësia, tek shëndetësia, energjia. Ajo çka na intereson është se çfarë bashkie do kemi në Vlorë apo dhe kudo. Me organizimin e ri territoriale bashkia e re e Vlorës do ketë sistemin e vetë të transportit, si për ata që do jetojnë në qytet, apo në rrethina. Ne do vëmë dorë mbi ujin e pijshëm. Deri sot që flasim, sistemi i ujësjellsave është i copëzuar në 400 pjesë. Një histori e tmerrshme që ka krijuar një xhungël në gjithë sistemin e ujësjellësit në Shqipëri. Ne do japim jetë reformës së ujit me këto 61 bashkitë e reja. Dhe do arrimë aty ku duhet, jo vetëm për Vlorën si qytet, por dhe Bashkinë e madhe.”, tha Rama.

Sipas Ramës, qytetarët do harxhojnë kohën kot dhe hedhin votën dëm, nesë votojnë për Partinë Demokratike. Nëse votoni PD-në, do të thotë e do harxhoni kohën kot, do rrini në radhë kot. Ata janë caktuar që të i shërbejnë SHQUP-it. Ata janë për qëllime të tjetra, të hedhin helm dhe të mbajnë gjallë SHQUP-in dhe me shpifje e propagandë. Ata që janë me PD-në këtu në Vlorë, le ta votojnë atë për këshillin Bashkiak, se na duhet dhe opozita. Dëgjoja dje këtë të SHQUPI-t, se pse ju thotë ju Rama se nuk punojmë dot me ta, se kanë frike se ju shohin. Çfarë bën qeveria socialiste? Në këto 18 muaj është investuar apo drejtuar një investim sesa në 20 vjet të marra së bashku për qytetin. Kështu që me Dritanin do bëjmë shumë punë dhe jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë projekt. Dritani është drejtimi i Duhur dhe iv etëm për Vlorën dhe vlonjatët.”, pohoi Rama.
(a.n/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: