Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi sot një kandidat për deputetë të PS-së që vjen nga radhët e emigrantëve, deklaroi se për këtë kategori do të bëhet më shumë.

Kreu i qeverisë theksoi se vota e emigrantëve nuk u arrit për shkak të palës tjetër, opozitës, pasi sipas tij ata kanë frikë nga vota e tyre.

“Vota e emigrantëve duhet të garantohet në çdo cep të botës. Pavarësisht se nuk ia arritëm që ta siguronim për shkak të palës tjetër. Ata e dinë se shumica e emigrantëve nuk i votojnë. Ata nuk janë tifozë të verbër partish, por janë tifoz të punës dhe Shqipërisë. Shqipëria me ata për të cilët po flasim, gjithmonë humbet. Vota e emigrantëve. nuk lëviz nga objektivat parësore, dhe do ta mundësojmë ata. Ne në listat e 25 prillit do të kemi emigrantë të sotëm dhe të djeshëm. Duam t’ju japim një mundësi të re emigrantëve. Këtu kam kënaqësinë që t’ju prezantoj një emigrant prej Londre, Lavdrim Krashi”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb