Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për arsimin. Gjatë fjalës së tij, kryeministri renditi arritjet që sipas tij PS ka bërë në fushën e arsimit.
Ai tha se Partia Socialiste ka zhvilluar shkollën e drejtorëve, ku kualifikohen arsimtarë për të menaxhuar një qendër komunitare.

Po ashtu ai shtoi se do të vendosen 10 milionë euro buxhet për universitetet publike, me qëllim që të nxisin bashkëpunimet me universitetet ndërkombëtare.

“Do të çelim programin kombëtarë për artin dhe zejeve, për ciklin e shkollës së mesmeve, për t’i dhënë mundësinë të stërvitin mendjen dhe duart. Bota virtuale të mos marrë peng përfundimisht, shqisat dhe mendjen e tyre. Sportet jashtë mësimit do të zënë një vend më të rëndësishëm, që nga klasa e parë deri në universitet. Shqipëria 2030, nuk kërkon vetëm tekste evropiane, por edhe një profil të ri të drejtuesit të shkollës. Shkollat u kthyen në kulla, ku emëroheshin si roja, apo kryeroja e kullës militantë. Ku vendosnin në majë, flamurin e një partie, apo partie tjetër. Ka njerëz që vijnë nga mësuesia, por nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq. Do të thotë të menaxhosh një sistem si qendër komunitare. Ne e kemi arritur këtë me shkollën e drejtorëve, që është instaluar dhe po vazhdon hapë pas hapi, me trajnerë të kualifikuar nga jashtë edhe brenda vendit. Mandati i tretë do të sjellë më në fund, fundin e mësimit me dy turne, për shkak të mungesës së klasave. S’do të ketë më klasa kolektive. Ndaj sipas programeve dhe nevojave specifike, në harmoni me edukimin në Shkollë. Do të fuqizojmë programin e kurseve të personalizuara, nxënësit të mësojnë me hapat e tyre dhe mësuesit do të monitorojnë kurset. Universitetet e spikatura të vendeve mike të jenë të integruara në arsimin tonë, kjo është një ëndërr, por ndaj jemi këtu, e prandaj quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Universiteti politeknik i Stambollit do të jetë vetëm dallëndyshja e parë. Dyert do të jenë të hapura dhe për studentë të huaja. 10 milionë euro në vit për hapjen e programeve të studimit me universitetet e tjera. Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, një qytezë moderne, i projektuar në një territor 28 mijë metrash katror. Investimi më i madh në Arsimin e Lartë do të marrë formë në mandatin e tretë. Risia tjetër e mandatit të tretë, bazuar në planin e veprimit 2021-2025, në IT. Qëllimi i kësaj risie është të mbështesim fuqishëm në kushtet e krijuara, por në nevojën për mbështetje kalimin e manifestuarës shqiptare, që njihet si fanson, në një nivel tjetër. Kemi të rinjtë të talentuar, të rinj fantastik, që kanë carë shtigje të paimagjinueshme, janë këtu dhe në këndet e tyre, pa zhurmë, pa bujë në heshtje, zhvillojnë një sektor ku ne duhet të futemi shumë fuqishëm si aleatët e tyre dhe në këtë dekadë kjo është një zgjedhje e qartë strategjike për ta bërë Shqipërinë e 2030 platformën e të gjithë atyre që janë fëmijë. Po të kthejmë kokën nga u nisëm, janë shumë në jetën e njeriut mbase por janë 1 sekondë në zhvillimin e një vendi, por pak kur një vend ku nuk investohej. Të kthejmë kokën tek arsimi shqiptar, që ishte xhungël. E ardhmja ishte një iluzion për shumë prindër dhe fëmijë. iluzion i humbur pas marrjes së diplomës. Atëherë me këtë vështrim. Përpara jush që na keni zgjedhur, kërkojmë jo thjesht me bindje, por me një bindje të thellë mbështetjen që të ecim përpara. Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme me krahasim me atë që gjetën, por nuk është asgjë në krahasim me atë që do të bëjmë në dekadën që kemi hyrë. Çka kemi bërë vlen për të vazhduar përpara dhe është një garanci e fortë. Krahasuar me garancinë që ne ju japim dhe me ata që u japin ata të tre të PD, një garanci me të gjithë, sepse e dimë se ku duhet të shkojmë dhe si duhet. Rruga është e përpjetë, por zgjidhja është e qartë: O së bashku, ne me ju, e ju me ne drejt asaj maje, me kusuret dhe të këqijat tona, ose rrokapjekthi, me ata që e kanë pasur shansin disa herë, e çdo herë bënë të njëjtën gjë. Im bir sot është 30-vjeç, kosto që shumica dërrmuese prej tyre duhet të paguajë gjithë jetën dhe durimin që u ranë shumë shkurt punëve, është një kosto marramendëse, më 25 prill, luhet fati i gjeneratës së të lindurve në këtë shekull të ri, ose përpara me mundim, me punë, me durim, o prapë në gropë, pas menuve të pasura dhe recetave çudibërëse”, tha Rama.

Pikat kryesore të programit të PS për Arsimin:

• pagat e arsimtarëve do të rriten me 40%.

• Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë.

• Program Kombëtar për kodimin dhe artet & zejet për fëmijët 12-18 vjeç.

• Zero shkolla me dy turne deri në 2025.

• Do të ngremë kampusin e ri universitar, në një truall prej 28 mijë metrash katror; do të përfundojë kampusi i Universitetit Bujqësor, Akademisë së Arteve dhe Akademisë së Sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: