Kryeministri Edi Rama ka pranuar faktin se produkti i arritur deri më tani për Reformën Zgjedhore është i njëanshëm.

Nga foltorja e Kuvendit ai i kthehu përgjigje deputetes së opozitës, Rudina Hajdari, kreu i ekzekutivit tha se nuk merr urdhra nga askush, aq më tepër dhe nga jeniçerët e Bashës.

“Sot në 2020-ën të thuash që administrimi i zgjedhjeve mos të bëhet nga partitë politike, është skandal. Ne do thoshim; dakord të gjithë mësuesit e Republikës së Shqipërisë të emëruar para 2013. Por se duan. Ne duam që të dalim me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar. S’jemi këtu për të marrë urdhra nga PD dhe nga ju. Jemi këtu për të bërë tonën. Produkti nuk mund të jetë i njëanshëm. Ka shumë njëanshmëri produkti i tanishëm. Në këto kushte kur opozita është e fragmentuar. Ndoshta ju bëni pajtim, përfshihen në listat e PD. Ose ndoshta s’keni dalë asnjëherë. Administrimi është i njëanshëm. Mos ki merak zonja Hajdari, unë nuk hy tek ata që marr urdhra nga ata jeniçerët e Lulit. Ju nuk duhet të merreni me shantazhe se; “Ne ikim nga Kuvendi”. Kjo do të ishte dështim i madh”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: