Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘facebook” foto të disa prej projekteve që po zbatohen në sektorë të ndryshëm e që po transformojnë vendin.

Rama postoi foto to projektit për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare në zemër të Tiranës.
“Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar”, shkruan kryeministri Rama.

Një tjetër projekt me të cilin na njeh Kryeministri Rama është edhe ai i “Sfinksi” -t në Durrës, për të cilin ai komenton se ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik

“Mbrëmje në Durrës, “Sfinksi” i qytetit një projekt fantastik i Rilindjes Urbane që ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik”, thotë Rama.

Një tjetër projekt është ai u ndërtimit të rrugës Levan-Shtyllas, rreth 4.1 km e gjatë, që sipas Kryeministrit Rama përbën një tjetër aks “të ri rrugor në Bashkinë e re të Fierit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: