Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, “askush tjetër”.
“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar ai.