Ish-deputeti Mark Marku, i cili nga sot mban detyrën e drejtuesi politik të PD-së për Lezhën, i ka kthyer një përgjigje ironive të kryeministrit Edi Rama, sapo ky i fundit u informua për postin e pedagogut.

Teksa kreu i qeverisë publikoi një video nga debati që Marku ka pasur kohë më parë me socialistin Musta Ulqini, theksonte se ai do të ishte ministri i Arsimit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Marku tha se nuk i bën përshtypje reagimi i Ramës, ndërsa theksoi se nuk i vinte mirë nga reagimi i tij. Ai sqaroi ndër të tjera se pse ishte nxehur me Musa Ulqinin.

 

PJESË NGA INTERVISTA
Sot kryeministri ka ironizuar përzgjedhjen tuaj si drejtues i Qarkut të Lezhës..

S’kam interes, nëse do ta japësh për publikun…
(Transmetohet video ku dëgjohet debati Marku-Musa Ulqini)

Reagimi juaj?
Me thënë të drejtën nuk më bën përshtypje. Kryeministrin e njohim, gallata di të bëj. E kujtoj atë rast. Normalisht s’më vjen mirë që e kam bërë. Por jam njeri, kam emocione. Edhe Papa Francesku në një moment kur ishte që një gruaje i gjuajti pak. Unë kisha një shishe në dorë. Debati se pse isha i irrituar me Musa Ulqinin ishte se po diskutohej ligji për mediat ‘Antishpifja’. Situata ishte kritike. Unë bashkë me aktorë të tjerë po kundërshtonim iniciativën për të kontrolluar portalet, mediat. Musa Ulqini praktikisht po mbronte atë ligj. Ai ligj u rrëzua, pasi erdhi vlerësimi dhe nga Komisioni i Venecias. Se kuptoja se si i njëjti person, Ulqini, që kishte qenë gazetar, që kishte qenë pjesë e asaj iniciative dhe po tentonte të bënte atë gjë. Se mendoj si moment të mirë, por jam njeri, si të gjithë kur nxehen. E kam bërë se kisha këtë ndjenjë. Ai kishte celularin dhe sa herë flisja unë, merrte urdhër që mos të ndërhynte që të flisja unë. Unë kurrë se bëj këtë gjë, dhe skam për të marrë urdhra. Ai fliste kot, si gjithmonë se nuk shqyhet se thotë diçka. E bënte këtë në mënyrë të strukturuar.

Çfarë do bëni ju për qarkun e Lezhës? Një plan e keni?
Do bëj një plan të fushatës. Qarku i Lezhës është një qark me shumë resurse dhe me probleme. Paradoks. Ka detin, malin dhe fushën. Është në gjendje më të mjerueshme. Një fushatë elektorale është një plan i përgjithshëm i zhvillimit, por do të duhet që aktorët lokale, mundësitë që ekzistojnë, do duhet të mendohen në mënyrë strategjike. Në fushatën në Lezhë, e para do të dua që të fokusohem tek një plan zhvillimi, një mini-projekt elektoral. ‘Tepsia, timoni; është fyerje për qytetarët, siç bëri Rama. Pasi është fyerje. Do të duhet të identifikojë dhe problemet, edhe pse i di mirë se e njoh zonën. Ne duhet të përballemi dhe me problemet që ka krijuar Rama, por dhe me ato që ka krijuar perandoria Osmane para shumë viteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb