Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një album fotosh të shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të cilat kanë filluar të ndërtohen dhe sipa stij në 26 nëntor do të fillojnë tëp resin nxënësit e parë.

Sipas Ramës këto shkolla deri në pranverën e ardhshme do të kenë përfunduar dhe do të jenë pjesa më e bukur e krejt infrastrukturës arsimore të Shqipërisë.

Rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ka filluar tashmë në disa prej zonave të prekura.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

nga ALBUMI I RINDËRTIMIT TË SHKOLLAVE, që në 26 nëntor do të nisin të presin nxënësit e parë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar dhe deri në pranverën e ardhshme, do të jenë të tëra pjesa më e bukur e krejt infrastrukturës sonë arsimore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb