Kryeministri Edi Rama publikon në “facebook” foto të një shkolle të rindëruar në Krujë, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti”, në Derven të Krujës, e cila sipas kryeministrit, është bërë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë.

“Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë?‍?? ? ? Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti? #SkaKohëPërPushim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb