Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga lart të tokave të bukës në Shqipëri të cilat sipa stij prodhojnë dhe eksportojnë papushim gjatë gjithë vitit.

Rama ndërkohë kujton se para 7 vitesh toka ishte plot gjumrë braktisjeje e djerrina kur e shihje nga lart kurse sot sipas tij, falë mbështetjes financiare ndaj fermerëve, fondet për ndërtimin e serave dhe politikës në bujqësi toka shqiptare nuk i ngjan më asaj 7 vite më parë.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

? NUK JANË AS PAMJE 3D, AS PAMJE NGA AJRI MBi NDONJË VEND TË BE-së, po janë vetëm një pjesëz e tokave të bukës mbi Shqipëri sot, ku falë edhe politikës sonë të re në bujqësi, rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare për fermerët, fondeve të posaçme për ndërtimin e serave, sot vendi ynë nuk i ngjan mē tokës plot gjurmë braktisjeje e djerrina, kur e shihje nga lart 7 vjet më parë, po i ngjan gjithnjë e më shumë një vendi ku në fshat jetohet me punë, mund e sakrifica dhe prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit?????????????????????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: