Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një letër të një qytetareje e cila e falenderon pas kërkesës për një vend pune si mësuese.

Zonja në fjalë, e quajtur Eligerta Bardhi, në letrën drejtuar kreut të qeverisë shkruan ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka kontaktuar personalisht për t’i kërkuar të dhënat dhe qytetin ku kishte aplikuar për punë.

“Shtatori erdhi së bashku me një mundësi pune si mësuese ndihmëse, në një fshat pranë Elbasanit. Pranova sepse e dua profesionin tim, të cilin gjithmonë e kam konsideruar si një mision. Më në fund u bë sadopak drejtësi !
Më në fund një rreze shprese dhe ndryshimi !” shkruan më tej ajo.

LETRA E JAVËS

Përshëndetje zoti kryeministër !

Po ju shkruaj për t’ju falenderuar nga zemra që e morët në konsideratë emailin tim.

Ju falenderoj që e dëgjuat zërin tim, forcën time të vetme. Ju falenderoj që, mbas 10 vjetësh, sot po vesh përparësen e bardhë të mësuesit.

Menjëherë pasi ju shkrova, më kontaktoi përmes një emaili vetë zonja L. Nikolla, ku më kërkonte të dhënat dhe qytetin ku jetoja dhe ku kisha aplikuar për punë.

Mbas pak ditësh më telefonoi drejtoresha e DAR Elbasan, zonja Jonida Cungu, e cila më tha se ishte e vështirë për t’u punësuar si mësuese sepse nuk kishte vende pune për mësues gjuhë-letërsie, por megjithatë më kërkoi të paraqitesha përsëri në shtator.

Shtatori erdhi së bashku me një mundësi pune si mësuese ndihmëse, në një fshat pranë Elbasanit. Pranova sepse e dua profesionin tim, të cilin gjithmonë e kam konsideruar si një mision.

Më në fund u bë sadopak drejtësi !
Më në fund një rreze shprese dhe ndryshimi !

Nëse vendi im do të dijë t’i mbajë njerëzit që kanë se çfarë t’i japin shoqërisë, patjetër që do të lindë sërish shpresa, do të lulëzojë dhe do të ndriçojë kjo tokë e begatë.

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë!

Eligerta Bardhi

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb