Aktori i njohur, Robert Ndrenika i është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai shprehet se vaksinimi është një akt mbrojtje dhe një mundësi për të jetuar më gjatë pranë njërit-tjetrit.

“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie, për të na mbrojtur ne, e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”, shprehet Ndrenika.

Mesazhin e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ndrenika

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb