Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka uruar me një tjetër transformim shkolle. Ai ka publikuar pamjet si ka qenë dhe si është bërë të një shkolle në fshatrat e Roskovecit.

Në Facebook-un e tij, kreu i qeverisë shkruan se kjo shkollë tashmë renditet në dhjetë më të mirat e qarkut Fier.

“Mirëmëngjes dhe me këtë transformim shembullor të shkollës së një komuniteti njerëzish të mirë e punëtore në fshatrat e Roskovecit, ku rezultatet e nxënësve e mësuesve e renditën në dhjetë shkollat më të mira të qarkut Fier, ju uroj një fundjave të qetë,” shkruan Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: