Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga përcjellja e fundit që po i bën Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Rama, shihet krahas liderit turk, duke e shoqëruar këtë të fundit për nisjen në Turqi. Kryeministri shqiptar shkruan mbi videon e publikuar: “Faleminderit Teşekkür ederim”.

Kujtojmë se agjenda e kryeministrit Erdogan në Shqipëri ka qenë goxha e ngjeshur. Dita nisi me inaugurimin e 522 banesave në Laç, të bëra me financime turke. Po ashtu, u zhvillua një takim në kryeministri ku u firmosën 7 marrëveshje 2 palëshe.

Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, ishte radha që Erdogan të mbante fjalën e tij para Kuvendit shqiptar dhe ta mbyllte këtë vizitë një ditore në vendin tonë me inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. Në fokus të gjithë deklaratave të tyre, pra si Ramës dhe Erdogan ishte marrëdhënia e mirë e dy shteteve dhe bashkëpunimi në të ardhmen në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe turizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb