TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video që vjen nga Konsullata e Milanos, ku marrin shërbimet qytetarët shqiptarë. Rama theksoi se kjo zyrë ka pësuar transformim rrënjësor në ofrimin e shërbimeve.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në video përveç ministrit Ditmir Bushati shihen edhe emigrantë shqiptarë që marrin shërbime.
“Më parë kemi pasur pak probleme, por duke qenë se jemi pjesë e gjeneratës së re, përdorim internetin, për ne është më e thjeshtë aplikimi online, dhe më pas marrin dokumentin që duam”, tha një vajzë e re.

“Më parë ka qenë shumë më e vështirë, na duhet të prisnim shumë gjatë. Ndërsa tani është shumë më shumë e thjeshtë”, pohoi një tjetër emigrant shqiptar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: