Kryeministri Edi Rama e nis këtë të enjte me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Përbri videos, Rama shkruan se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.

Më tej, kryeministri deklaron se vendi po del nga tuneli i pandemisë dhe do bëhetë akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES?
dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5⭐️ aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb