TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar sot raportin nga dëgjesat dhe komunikimi me banorët e qarkut të Gjirokastrës.

Publikimi i këtij raportoi vjen në vazhdën e raporteve të publikuara edhe në ditët e kaluara, në qarqe të tjera ku qytetarët kanë bërë të ditura problemet e tyre në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.

Kështu problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me mungesën e subvencioneve në bujqësi e blegtori. Më pas vjen shqetësimi për mungesën e investimeve në sistemin e ujësjellësit, pasuar nga problemet që kanë me pronësinë e tokës.

STATUSI I PLOTE I RAMES
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Gjirokastër.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Gjirokastrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌??
Faleminderit
20799057_10155051120121523_5682544867505242369_n

20767894_10155051120046523_4447568311513570779_n

20767767_10155051119941523_5318006383686228599_n

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb