Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një video nga qyteza e re e Thumanës së rindërtuar pas tërmeteve të 2019-ës.

Rama shkruan në “Facebook”, se janë ndërtuar 14 pallate me gjithsej 278 apartamente, 155 banesa individuale, shëtitore, terrene sportive dhe shkolla.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë
***278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb