TIRANE- Pas një video që publikoi kryeministri Edi Rama, ku shihej një demokrat nga Shkodra, që shprehje se do të donte PS, lumë komentesh nisën në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Mes shumë komentesh, ku qytetarët kritikojnë Ramën, spikat njëri prej tyre, i cili akuzon të parin e qeverisë se e ka paguar personin në video. Fill pas këtij komenti, Rama ia kthehu menjëherë përgjigjen qytetarit.

KOMENTUESI 1:
Ku pi gjen këta demokrat kështu garant me lekë
RAMA: Ku pi gjej pi gjej aty ku jane dhe tash po e sheh ne 25 qershor, i shkreti ti qe me vrap mendja tek leket!!!

KOMENTUESI 2: Me democrazine jemi te gjithe.kurse partite duhet ti votojme veq po perparuan per vendin ndryshe ti flakim ne rruge siq bejne ata me ne.politikani me i dobet po ta donte vendin e vet do e bente qe ta kishte zili e gjith bota ,shqiperia eshte e vogel mund ta benin per pak vite si nje diamant po nuk duan,politikan e popull bejne gara me njeri tjetrin kush do vjedhin me shum prandaj vendi ka ngelur vend numro!!!
RAMA: Ah Rosa, sa gabim e ke sa gabim!

KOMENTUESI 3: Po pse nuk na nxore noj familjar te viktimave te 21 janarit te na flasin mbi dashurin midis teje dhe Bashes apo shakat ,ironit dhe te qeshurat me Berishen “vrasesin” e cilesuar nga ti?????E di qe tpelqejne kritikat kryeminister se ndihesh aktiv por duhet ti analizosh nojhere jo veq te mendosh te kthesh nje pergjigje qe tjet ma e “e forte” sesa kritika.
RAMA: Po ja pra Don Pjetri cfare te te them une ty per shembull, kur ti flet per “dashuri” nderkohe qe kjo fjale s’ka pike lidhje ne kete mes?! A e kupton tani qe s’eshte faji im qe ti i sheh gjerat se prapthi, nderkohe qe marreveshja politike ishte ne te mire te vendit dhe kete e kupton cdo njeri i arsyeshem!
Rama 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: